Mbrojtësi i Skënderbeut: Mund të mbyllnim lojën në minutat e fundit

Futboll

Mbrojtësi i Skënderbeut: Mund të mbyllnim lojën në minutat e fundit

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:32
Mbrojtësi i Skënderbeut: Mund të mbyllnim lojën në minutat e fundit

Skënderbeu barazoi pa gola në shtëpi kundër Laçit, në sfidën e parë për këtë vit në Superiore.

Në përfundim të sfidës ka folur dhe  Jorgo Meksi. Për mikrofonat e “Super Sport”, mbrojtësi e quan pozitiv barazimin e sotshëm.

“Barazimi është pozitiv por ne u futëm në lojë për të marrë maksimumin e ndeshjes. Krijuam raste dhe në minutat e fundit mund të mbyllnim lojën. Tani me barazimin jemi të kënaqur por jo aq shumë. Nuk do thoja që në këtë ndeshje vuajtëm në mbrojtje.”

Zërat e merkatos

“Tani për merkaton nuk mund të flasin unë sepse këtë e dinë drejtuesit dhe trajneri. Ne duam të na vijnë lojtarë sepse na ndihmojnë në stërvitje dhe të kemi konkurrencë në çdo pozicion".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat