Chelsea dhe Bayern synojnë lojtarin e Barcelonës

Futboll

Chelsea dhe Bayern synojnë lojtarin e Barcelonës

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:15
Frenkie De Jong

Chelsea po tenton Frenkie De Jong. Mesfushori holandez është një nga dëshirat e trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtuesit e kampionëve të Europës kanë ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Oferta është refuzuar, pasi Barcelona, që po kalon një moment të vështirë ekonomik dhe ka nevojë për para, kërkon të paktën 60 milionë euro për të lënë të lirë 24-vjeçarin.

Te Chelsea nuk dorëzohen dhe po përgatisin ofertën e radhës, por duhet të fitojnë edhe konkurrencën me Bayern Munchen, një tjetër klub i interesuar për De Jong sipas El Nacional.

Lojtari tulipan u transferua nga Ajax te Barcelona për shumën e 86 milionë eurove në verën e vitit 2019 dhe deri tani ka fituar një trofe në “Camp Nou”: Kupën e Mbretit në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat