Këta janë të gjithë fituesit e ceremonisë së FIFA-s

Futboll

Këta janë të gjithë fituesit e ceremonisë së FIFA-s

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Për këtë çmim votuan trajnerët, kapitenët, gazetarët dhe tifozët.

Përveç çmimit për futbollistin më të mirë të vitit, FIFA ndau edhe shumë çmime tjera.

Këta janë të gjithë fituesit:

Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Robert Lewandowski

Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas

11-shja më e mirë për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi

11-shja më e mirë për femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan

Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës

Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel

Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes

Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës

Çmimi Puskas – Erik Lamela

Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy

Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler

Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair

Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat