Drejtuesit e Evertonit janë në kërkim të një trajneri

Futboll

Drejtuesit e Evertonit janë në kërkim të një trajneri

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:13
Drejtuesit e Evertonit janë në kërkim të një trajneri

Drejtuesit e Evertonit janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Rafa Benitezit për rezultate të dobëta. Mediet britanike njoftojnë se Duncan Ferguson është gati ta marrë rolin e trajnerit të përkohshëm, duke parë se bisedimet me trajnerin spanjoll Roberto Martinez kanë ngecur.  

Martinez, aktualisht trajner i Belgjikës mbetet alternativë për drejtuesit e Evertonit, pasi spanjolli e njeh shumë mirë skuadrën nga Liverpooli, të cilën e ka drejtuar edhe në periudhën 2013-2016, para se të merrte drejtimin e Belgjikës.

Ai është i etur për t’u kthyer në Premier League.

Ferguson ishte në krye të skuadrës së Evertonit në tri ndeshje të kampionatit pas shkarkimit të Marco Silvas. Pritet që Ferguson të drejtojë stërvitjen sot me dëshirën e madhe për ta marrë përfundimisht këtë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat