Përforcimet e reja të Prishtinës po stërviten me grupin në Antalia

Futboll

Përforcimet e reja të Prishtinës po stërviten me grupin në Antalia

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:14
Përforcimet e reja të Prishtinës po stërviten me grupin në Antalia

FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e sotëm është akomoduar në hotelin Titanic në Lara. 

Ekspedita e skuadrës “bardhekalër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.

“Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.

Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë”, shkruan FC Prishtina.

Në përgatitje me Prishtinën shihet edhe futbollisti i njohur Agim Zeka që ne vjeshtë luajti te Drita si dhe ish-sulmuesi i Llapit, Adonis Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat