Kumbulla në formacionin e javës

Futboll

Kumbulla në formacionin e javës

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:45
Kumbulla në formacionin e javës

Marash Kumbulla është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Serisë A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një performancë të shkëlqyer kundër Cagliarit duke marrë edhe lavdërimet e trajnerit Jose Mourinho.

Në fillimin e sezonit, “Special One” është treguar shumë i ashpër me Kumbullën, por duket se përulësia e shqiptarit bëri që t’i jepte një shans të dytë dhe ai po e shfrytëzon më së miri.

Nga vlerësimet e bëra nga “Sofascore”, e cila merret me statistikat e futbollistëve gjatë ndeshjes, Kumbulla ka siguruar notën 7,5 duke siguruar një vend mes 11-më të mirëve të javës që lamë pas. 21-vjeçari e ndan rolin me Luiz Felipen dhe Patric të Lazios në mbrojtje, ndërsa në portë është Falcone i Sampdorias.

Kumbulla ishte shumë i saktë në mbylljet e sulmuesve kundërshtarë dhe fitoi shumë duele që ndihmuan Romën të fitonte 1-0 kundër Cagliarit.

Në formacionin më të mirë skuadra e Lazios dominon me tre futbollistë pasi arriti të fitonte 3-0 kundër Salernitanës.

Formacioni më i mirë (3-4-2-1): Falcone, Felipe, Kumbulla, Patric, Lozano, Bonaventura, Fabian Ruiz, Biraghi, Barak, Leao, Imobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat