Dramë pas vazhdimeve, Reali triumfon me përmbysje e kualifikohet   

Futboll

Dramë pas vazhdimeve, Reali triumfon me përmbysje e kualifikohet   

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 21:30
Dramë pas vazhdimeve, Reali triumfon me përmbysje e kualifikohet   

Real Madridi ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Elche-s.

Përballja Elche - Real përfundoi pa gola (0:0) në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, u shënuan tre gola,  Reali dy gola e Elche një.

Në minutën e 102-të, Marcelo i Realit, përjashtohet me karton të kuq pas një ndërhyrje duke e lënë me një lojtar me pak ekipin.

Në minutën e 103-të, Verdu godet jashtë 16-shit, topi devijohet paksa dhe përfundon në rrjetën e Realit, 1:0.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë, një veprim i shpejt i Realit përfundon me gol, shënues Isco nga afërsia pikërisht në minutën e 108-të.     

Edhe pse Reali me një lojtar më pak tregon fuqinë kampionit, Eden Hazard vulosi fitoren e Realit (2:1) në minutën e 115-të dhe kualifikohet në çerekfinale. Reali triumfon me përmbysje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat