Klopp me lëvdata për Jota: Është kthyer në një sulmues të kalibrit botëror

Futboll

Klopp me lëvdata për Jota: Është kthyer në një sulmues të kalibrit botëror

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:01
Klopp me lëvdata për Jota: Është kthyer në një sulmues të kalibrit botëror

Jurgen Klopp ka thurur lëvdata për yllin portugez të Liverpool, Diogo Jota.

Jota, i transferuar nga Wolverhampton Wanderers te Liverpool, ka arritur të fitojë pozitën e tij, madje është kthyer edhe në një nga lojtarët kyç të skuadrës ‘së kuqe’.

Portugezi luajti edhe mbrëmë ndaj Arsenal, kur shënoi një gol mjaft të bukur (goli i parë), për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, që më pas kaloi tutje në Carabao Cup.

Pas ndeshjes, lëvdata për lojtarin thuri trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp, i cili vlerëson se Jota tashmë është një lojtar i kalibrit botëror.

“Ne shënuam dy gola të bukur. Jota po merr flakë. Ishim të bindur, qëkur erdhi në klub, se ai do të na ndihmonte shumë”, ka thënë Klopp.

“Qëkur erdhi këtu, ai ka bërë një hap tutje, është kthyer në një sulmues të kalibrit botëror”, shtoi gjermani.

Dy-golëshi i Jota ndaj Gunners nënkupton se ai tashmë është golashënuesi më i mirë i Liverpool në ndeshjet në ‘Emirates Stadium’, me katër gola në emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat