Tirana ndërpret kontratën me një mesfushor

Futboll

Tirana ndërpret kontratën me një mesfushor

Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:57
Tirana ndërpret kontratën me një mesfushor

Pas Richard Dansos Tirana largon edhe Isaac Gyamfin.

Qendërmesfushori ganez i ka dhënë fund aventurës me 25 herë kampionët e Shqipërisë, me të cilët firmosi në shtatorin e vitit 2020.

21-vjeçari afrikan nuk ia doli të lërë gjurmë, teksa nuk realizoi asnjë gol me Tiranën, që zyrtarizoi ndarjen me Gyamfin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Isaac Gyamfi.

Mesfushori i cili iu bashkua ekipit në Gusht të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, shkruan klubi kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat