Bardhi te ekipi i njohur i Serie A?

Futboll

Bardhi te ekipi i njohur i Serie A?

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:59
Bardhi te ekipi i njohur i Serie A?

Enis Bardhi që luante te Levante, mund të largohet nga La Liga në afatin kalimtar të janarit.

Levante nuk po kalon një formë të mirë, pasi ka marr vetëm një fitore në 21 ndeshje, duke qenë skuadra e fundit në pesë ligat kryesore evropiane që mori një fitore këtë vit.

Sipas ‘Superdeporti’. Enis Bardhi mund të largohet nga skuadra për të shkuar në Itali.

Edhe pse mediumi spanjoll nuk ka përmendur asnjë skuadër të Serie A, por shtypit italian e ka bërë këtë gjë.

Mësohet se Torino ia ka vënë syrin shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni.

Bardhi 26-vjeçar ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat