Marseille thyen Lensin

Futboll

Marseille thyen Lensin

Më: 22 janar 2022 Në ora: 23:16
Marseille thyen Lensin

Marseilles ngjitet në vendin dytë në Ligue 1 falë fitores 2-0 në fushën e Lensit. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Jorge Sampaoli u tregua cinike në lojën e saj, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Në minutën e 32-të, Facundo Medina i Lensit kreu një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, që për kryesoren Stephanie Frappart ishte pa diskutim 11-metërsh. Këtë mundësi për të shënuar e shfrytëzoi Dimitri Payet, duke zhbllokuar rezultatin.

Vendësit e rritën ritmin pas pësimit të golit, por nuk kishin qartësinë e duhur për t’i finalizuar me gol aksionet.

Marseja mbyll përfundimisht llogaritë me kundërshtarin në minutën e 77-të me golin e Cedric Bakambu.

40 pikë kanë grumbulluar marsejezët në 21 ndeshje, 10 më pak se PSG kryesues, ndërsa për Lensin kjo disfatë vjen pas dy fitoreve radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat