Ibra Mbappes: Shko tek Reali

Futboll

Ibra Mbappes: Shko tek Reali

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:17
Ibra Mbappes: Shko tek Reali

Telenovela e Kylian Mbappé vazhdon me episode të reja. I fundit që ka ofruar këndvështrimin e tij ka qenë Zlatan Ibrahimoviç, “shenjtori” i Paris Saint-Germain.

Sulmuesi suedez, tashmë në radhët e Milanit, ka folur në një intervistë që ka dhënë për “L’Équipe” me rastin e publikimit në frëngjisht të autobiografisë së tij të re, “Adrenalina”. “Ibra” e këshillon Mbappenë të shkojë te Real Madrid.

“Vetëm Kyliani mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Varet se çfarë dëshiron dhe çfarë mendon. Unë do të shkoja… por, nëse do të isha PSG, do të përpiqesha ta mbaja. Klubi dëshiron që ai të vazhdojë, por a dëshiron ai të qëndrojë?” – pyet sulmuesi i kuqezinjve përpara se të shtojë: “Janë shumë skuadra që e ndjekin. Nëse i ke mundësitë ekonomike për ta blerë Mbappénë, por nuk e pëlqen, kjo do të thotë se nuk merr vesh nga futbolli, ke ngatërruar profesion.

Është e vërtetë që një ditë Mbappe më pyeti dhe unë iu përgjigja:

“Po të isha në vendin tënd, do të shkoja tek Reali i Madridit. Kam pasur mundësinë të luaj për ekipe të ndryshme, në vende dhe me futbollistë të ndryshëm dhe kështu mësova dhe u rrita. Të luash në shtëpi gjithë karrierën është më e lehtë. Të largohesh është një aventurë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat