Imeri rikthehet në Çair

Futboll

Imeri rikthehet në Çair

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:33
Imeri rikthehet në Çair

Pas tri vite e gjysmë e pas takimeve të shumta këto ditë, kryesia e klubit të Shkupit njofton se Omar Imeri po rikthehet në Çair.

"Skuadra jonë FC SHKUPI ka nënshkruar kontratë 6 mujore në formë huazimi me fantazistin 22 vjeçar Omar Imeri, i cili në radhët tona vjen nga skuadra e Bodrumsporit.

Mjaft i lumtur shprehet Omari, për rikthimin në Çair dhe premton që do të japë gjithçka në fushë.

“Sigurisht është ndjenjë e veçantë dhe jam i lumtur që rikthehem në klubin e Shkupi-t, në një ndër klubet me traditë më të madhe në vend. Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë, sepse tashmë jam në një skuadër që ka futbollistë jashtëzakonisht të talentuar dhe shumë kualitet andaj edhe nga ana ime unë do të jap maksimumin nga vetja për t’i arritur objektivat tona deri në fund sezonit.” tha, Imeri.

Kujtojmë që Omar Imeri në kampionatin tonë numëron gjithsej 72 ndeshje, 16 gola dhe 7 asistime", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat