E ardhmja e Dybala vendoset në shkurt

Futboll

E ardhmja e Dybala vendoset në shkurt

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:47
E ardhmja e Dybala vendoset në shkurt

Situata te Juventus është pak e ndërlikuar kur bëhët fjalë për largimet.

Bentancur pëlqehet nga Aston Villa, Ramsey është jashtë planeve, Bernardeschi gjithashtu, por edhe Dybala i cili nuk po gjenë gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Drejtori ekzekutiv i Juventus-it ka thënë se në shkurt do të kuptohet për të ardhmen e argjentinasit. Në muajin shkurt, Juventus do të mbajë një samit vendimtar për të kuptuar dhe më mirë për të ardhmen e Dybala. Në këtë samit do të diskutohen rinovimet e kontratave dhe aty do të merret vesh e ardhmja e tij.

Inter dhe Liverpool janë duke u kujdesur çdo ditë për Dybalan. Ardhja e Vlahoviç mund të pengojë adoptimin e tij në formacion, por primare mbetet pakënaqësia e tij me kontratën e paraqitur nga drejtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat