Drejtori sportiv largohet nga klubi i zemrës

Futboll

Drejtori sportiv largohet nga klubi i zemrës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:34
Drejtori sportiv largohet nga klubi i zemrës

Max Eberl ka vendosur të largohet nga M’Gladbach. 48-vjeçari mban postin e drejtorit sportiv të klubit të famshëm gjerman prej vitit 2008, dhe gjatë këtyre viteve ka kryer operacione të rëndësishme në merkato.

“Jam i rraskapitur, kam vendosur t’i jap fund aventurës sime këtu pas 23 vitesh.

Dua të fokusohem te vetja të paktën një herë në jetë, ky vendim nuk ka lidhje me transferimin në ndonjë klub tjetër.

Dua të shoh botën, dua të jem përsëri Max Eberl, për momentin nuk dua të merrem fare me futboll”, deklaroi Eberl në një konferencë për shtypin.

Eberl kishte kontratë deri në verën e vitit 2026, por stresi dhe lodhja ndikuan që të largohet më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat