Plan interesant te Manchester United

Futboll

Plan interesant te Manchester United

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri.

Trajneri aktual i Manchester United, Ralf Rangnick do të jetë në krye të stolit të ‘Djajve të kuq’ vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ vazhdon të kërkojë një emër të ri, dhe Erik ten Hag duket të jetë më i pëlqyeri.

Sipas raportimeve të fundit, United kanë menduar për një lëvizje që nuk e përjashton Rangnick krejtësisht nga skuadra.

Ralf Rangnick prite të marrë postin e drejtorit teknik, derisa Ten Hag pritet të vendoset në krye të stolit.

Erik ten Hag është lidhur me kalimin te Man Utd tash e disa kohë, pas rezultateve spektakolare me Ajax Amsterdam.

Ai bënte mirë edhe si ndihmës te Bayern Munich dhe njihet mirë me Rangnick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat