Bayern ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme

Futboll

Bayern ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 20:40
Bayern ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme

Bayern ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesligë, duke qëndruar e pashqetësuar në krye të tabelës së renditjes. Kampionët në fuqi të Gjermanisë siguruan tre pikët e javës së 21 në takimin ndaj RB Leipzig, duke triumfuar me shifrat 3:2.

Episodi i golave nisi me Muller, që zhbllokoi rezultatin e takimit në minutën e 12’ dhe i dha tronditjen e parë miqve. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 15 minuta, pasi Silva An i dha barazimin ekipit të tij.

Ishte Lewandowski ai, i cili falë një asisti të Coman mundi të godiste portën e Leipzig dhe t’i jepte fitoren e pjesës së parë bavarezëve.

Në pjesën e dytë të takimit, RB Leipzig ishte më kërkues dhe mundi që në minutën e 53’ të shënonte golin e dytë dhe për të dytën herë të barazonte rezultatin. Mirëpo ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi Gvardiol i largoi buzëqeshjen ekipit të tij me autogolin e realizuar.

Pas këtij takimi Bayern kaloi në kuotën e 52 pikëve në 21 takime, plot 9 më shumë së Dortmund i vendit të dytë, por duhet theksuar se këta të fundit kanë një takim më pak.

Teksa RB Leipzig nga ana tjetër vijon të qëndrojë në kuotën e 31 pikëve në vend të 7, por po aq pikë sa ta kanë edhe Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt të vendit të 8 dhe të 9.

Pas kësaj sfide RB Leipzig do të presë ekipin e FC Koln të vendit të gjashtë, teksa Bayern do të ndeshet me Bochum të vendit të 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat