Drejtori sportiv i Chicago Fire, me fjalë befasuese për Xherdan Shaqirin

Futboll

Drejtori sportiv i Chicago Fire, me fjalë befasuese për Xherdan Shaqirin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Drejtori sportiv i Chicago Fire, me fjalë befasuese për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Chicago Fire.

Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Shaqa është blerë për 7 milionë euro nga Lyon, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit amerikan.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që tashmë e kemi Xherdan Shaqirin në Fire”, tha drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz.

“Xherdan është një lojtar që të ndryshon lojën dhe lojtar që do t’u sjellë gëzime tifozëve tanë dhe qytetit të Chicagos”.

“Si një nga më të mirët sot në Zvicër, Xherdani na bashkohet në një moment shumë të rëndësishëm për klubin dhe beson plotësisht në objektivat dhe në atë që ne synojmë të arrijmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat