Gea beson se Manchester United është “i mallkuar”

Futboll

Gea beson se Manchester United është “i mallkuar”

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:52
Gea beson se Manchester United është “i mallkuar”

David De Gea beson se Manchester United është “i mallkuar” dhe pranon se nuk ka argumente për të shpjeguar pse “Djajtë e Kuq” kanë mbetur kaq shumë prapa rivalëve të tyre kryesorë.

Spanjolli fitoi Premier League-n në sezonin e tij të dytë në “Old Trafford”, përpara se të ngrinte Kupën FA në 2016 dhe Kupën e Ligës dhe Europa League në 2017. Trofeu i fituar me Mourinhon trajner, përballë Ajaxit, është i fundit për Man. United. Do të bëhet pesë vite pa trofe, pasi do të jetë shumë e vështirë që ekipi i drejtuar nga Rangnick të fitojë Champions League-n këtë sezon.

Pesë vjet pa një trofe do të thotë se “Djajtë e Kuq” kanë ecuria më të keqe që nga periudha 1969-1976.

“Unë mendoj se dikush na ka mallkuar apo diçka tjetër. E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit gjithmonë më pyesin dhe ne flasim për këtë me njëri-tjetrin thjesht themi: “nuk e dimë se çfarë po ndodh”. Duhet të kishim garuar për më shumë trofe, por thjesht nuk e di pse ky ekip nuk funksionon”.

Rangnick zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe do të qëndrojë në krye deri në fund të sezonit, por as mbërritja e tij nuk i ka ndryshuar gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat