Pranë largimit nga kuqezinjtë

Futboll

Pranë largimit nga kuqezinjtë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Pranë largimit nga kuqezinjtë

Fronk Kesi është pranë lamtumirës me Milanin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, lideri i mesfushës kuqezi po “flirton” me Barcelonën për një transferim të mundshëm të tij me parametra zero teksa nuk do të rinovojë kontratën me Milanin, që i skadon në fundin e këtij sezoni.

Milani ka gati zëvendësuesin e “presidentit” ku thuhet të jetë Renato Sançezi i Lilës, duke parë se marrëdhëniet me klubin francez janë të shkëlqyera pas transferimeve të Rafael Leao dhe Majk Menjosë.

Gjatë këtij sezoni me fanellën kuqezi në Serinë A, mesfushori 25-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat