​Edhe Arsenali futet në garë për Armando Brojën

Futboll

​Edhe Arsenali futet në garë për Armando Brojën

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Armando Broja

Armando Broja po bëhet një lojtar gjithnjë e më i kërkuar nga klubet evropiane për shkak të formës së mirë që po tregon me Southamptonin në PremierLigë.

Së fundit raportohet se Arsenali po përgatit një ofertë konkrete për sulmuesin e Chelseat dhe të Kombëtares së Shqipërisë.

Broja, 20 vjeçar, po luan si i huazuar këtë sezon me Southamptonin, duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat.

“Topçinjtë” kanë nevojë për përforcime në sulm me Alexandre Lacazetten dhe Eddie Nketiah që ka të ngjarë të largohen në verë kur skadojnë kontratat e tyre.

Sipas “football.london”, trajneri Mikel Arteta e sheh Brojën si sulmuesin ideal për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Oferta që mund të jetë e diskutueshme për Chelsean duhet të jetë mbi 40 milionë eurp për shërbimet e Brojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat