Është e pamundur të mos flitet për një personazh si Antonio Cassano

Futboll

Është e pamundur të mos flitet për një personazh si Antonio Cassano

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:10
Është e pamundur të mos flitet për një personazh si Antonio Cassano

Është e pamundur të mos flitet për një personazh si Antonio Cassano, sa herë ky i fundit shpreh mendimet e tij në lidhje me botën e futbollit.

Barezi së fundmi ka lavdëruar Lautaro Martinez, edhe pse sulmuesi i Inter duket sikur është në një krizë goli. Cassano heq përgjegjësitë nga argjentinasi duke theksuar se Lautaro është një sulmues që mund të shënoj 35 gola në sezon, nëse ka mbështetjen e duhur të skuadës, apo nëse do të kishte në ekip një si Totti apo Riquelme.

“Lautaro është një kampion, një lojtar që mua më bën të çmendem. Mund të shënoj 35 gola në sezon, por është shumë bujar dhe është shoku ideal për çdo sulmues.

Për mendimin tim, që Lautaro të shënoj 35 gola në sezon duhet të ketë përkrah, apo pas krahëve një lojtar që të luaj dhe t’i shërbej atij. 

Një si unë, Totti apo edhe Riquelme, por te Interi nuk e kanë. Apo edhe një si Pirlo e Seedorf që të kërkojnë menjëherë sulmuesin. Mua më kujtohet vetja kur luaja në funksion të Pazzinit, dhe Inter nuk ka asnjë lojtar të këtij tipi”, u shpreh Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat