Lokaj: Ky do të jetë selektor i ri i Kombëtares së Kosovës

Futboll

Lokaj: Ky do të jetë selektor i ri i Kombëtares së Kosovës

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Alain Giresse

Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj, ka shkruar në profilin e tij se francezi Alain Giresse do të jetë selektor i ri i Kosovës.

Sipasj kësaj, mbetet vetëm të zyrtarizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës. 

“Alain Giresse do të jetë shef i ri i shtabit teknik në Kombëtaren e Kosovës.

Giresse ishte një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë në Botë në kohën e tij, lojtarë i shpejtë me tipare sulmuese dhe kampion i Evropës me Francën.

Metodat e tij të punës janë strikte dhe aty nuk ka Pardon. 

Ai do të arrijë në Kosovë me një ndihmës të afërt, ndërsa për stafin shtesë do të diskutohet pas arritjes së tij në Prishtinë”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat