Mbrëmje e keqe për Januzajn, eliminohen nga Europa League

Futboll

Mbrëmje e keqe për Januzajn, eliminohen nga Europa League

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:34
Orban

Mbrëmje e keqe për futbollistin Adnan Januzaj, i cili me Sociedadin eliminohen nga garat e Europa League. 

Sociedad si vendas mposhtet me rezultat 3:1 nga skuadra gjermane, Leipzig, duke ia zhvlerësuar barazimin e ndeshjes së parë (2:2).

Për Sociedadin shënoi Zubimendi (67') dhe për Leipzig-un: Orban (39'), An. Silva (59') e Forsberg (80’). 

Januzaj u paraqit në fushë nga minuta e 62-të. Leipzig me rezultat të përgjithshëm 5:3 kualifikohet në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat