Kravets: Unë dua të shkoj në luftë edhe pse nuk di ta përdori armën

Futboll

Kravets: Unë dua të shkoj në luftë edhe pse nuk di ta përdori armën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:33
Kravets: Unë dua të shkoj në luftë edhe pse nuk di ta përdori armën

Futbollisti ukrainas i cili luan për klubin spanjoll, Sporting Gijon, Vasyl Kravets ka bërë komente të pabesueshme në lidhje me pushtimin e vendit të tij, Ukrainës, nga agresioni rus.

Mbrojtësi i majtë ka deklaruar se dëshiron të shkojë për të luftuar për vendin e tij, ndonëse e pranon që nuk din t’i përdorë armët.

“Ata po vrasin njerëz, civilë, po sulmojnë edhe në spitale dhe për të gjitha është faji i presidentit rus, Vladimir Putin. Nuk dua të them se është faji i Rusisë, por është faji i Putinit”, ka deklaruar ai.

“Ne jemi një vend e popull që duam të jetojmë në paqe. Ne nuk duam të sulmojmë askënd. Ne duam të jetojmë mirë dhe të qetë”, shtoi ai.

“Sinqerisht dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj njerëzit e mi. Por nuk mund të ndihmoj sepse nuk di të gjuaj me armë, e as ta mbushi armën. Por me zemër unë dua ta ndihmojë vendin tim. Nëse do të mund të shkoja, do të shkoja ta mbrojë territorin tim”, tha Vasyl Kravets

Familja e Kravets gjendet në Ukrainë. “Nuk mund të bëj gjumë. Më thërret nëna ime, dëgjon të shtëna. Jam duke ushtruar futboll, por mendjen e kam te vendi im, te familja ime. Gruaja ime qan 10 herë në ditë. Ata janë mirë, por janë të frikësuar se mund të vdesin”, tha ndër të tjera Vasyl Kravets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat