Conte: Dua vetëm të fitoj

Futboll

Conte: Dua vetëm të fitoj

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:13
Conte: Dua vetëm të fitoj

Tottenham u rikthye te suksesi në Premier League teksa pas disfatës me Burnley, mposhtën në transfertë me rezultatin e thellë 0-4 Leeds. Të besuarit e trajnerit Antonio Conte duket se kishin reflektuar pas disa ndeshjeve me ulje e ngritje, ndërsa tekniku italian pas sfidës theksoi se ai kërkon vetëm të fitoj dhe nuk mjaftohet me faktin se është pjesë e kampionatit më të fortë në botë.

“Ndonjëherë flas butësisht, por ka raste kur përdor edhe fjalë të ashpra.

Unë kam vetëm një qëllim, të përmirësoj skuadrën. Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte dhe në ndeshjen ndaj Leeds kam parë një dëshirë të lojtarëve për të luftuar në çdo cep të fushës. Dua që kjo ndeshje të jetë një start dhe jo thjesht një episod i shkëputur.

Fjalët e mia kanë qenë shumë të qarta për skuadrën.

E përsëris se nuk jam një trajner që mjaftohem me të luajturit bukur një ndeshje dhe ta shijoj atë. Nuk mjaftohem as me faktin se jam rikthyer në Premier League, në atë që është kampionati më i fortë në botë. Unë dua të krijoj diçka të rëndësishme, të luftoj dhe të fitoj”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat