Morina: Giresse me detyrë të caktuar, kualifikimin e Kosovës

Futboll

Morina: Giresse me detyrë të caktuar, kualifikimin e Kosovës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:24
Morina: Giresse me detyrë të caktuar, kualifikimin e Kosovës

Arbnor Morina ka qenë i ftuar në emisionin me të ri sportiv “VAR” në Tëvë1.

Ai kanë dhënë opinionin e tij sa i përket zgjedhjes së FFK-së për trajnerin e ri te Kosovës.

Morina tha se francez ka një detyrë të caktuar, për kualifikimin e Kosovës.

“Alan Giresse është trajneri që ka me udhëheq reprezentacionin e Kosovës, ku ka me kshyr a mundemi me u kualifiku apo jo. Edhe detyrën e ka të caktuar, nuk është me si me parë veç po marrim pjesë në gara.

Të gjithë pyesin për rezultatet. Unë kam deklaruar edhe me parë se nuk jemi për Magathin, Carlosin, emra shumë të mëdha të futbollit, sepse ka dallim nga ata që punojnë dhe menaxhojnë”, tha trajneri i Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat