Abramowich has në probleme, vjen ndërhyrja e avokatëve të Chelseat

Futboll

Abramowich has në probleme, vjen ndërhyrja e avokatëve të Chelseat

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:43
Roman Abramowich

Plani i Roman Abramowich që të jap kontrollin e Chelseat në duart e fondacionit bamirës të klubit tani ka hasur në probleme, pasi që është tejet e vështirë që të lejohet kalimi i një bamirësie në pushtetin e njërit nga klubet më të mëdha në botë.

Tani, raportohet se kjo gjë ka përhapur shqetësim brenda administratorëve të klubit, të cilët janë tejet të përkushtuar me punën e tyre në fondacionin bamirës.

Po ashtu, komisioni bamirës ka nisur edhe hetimet si pasojë e njoftimit shokues të Abramowich këtë të shtune.

Ndërkaq, ku shihet si e vështirë që fondacioni të marr kreun e klubit, ende ka dyshime, ku bisedimet janë duke vazhduar, por tani janë përhapur spekulime që disa anëtarë të bordit mund të japin dorëheqje si rezultati i ndryshimit të papritur në kryesi të klubit.

Si pasojë e sulmeve ushtarake të agresorit rus kundër Ukrainës, rusi Roman Abramowich ende nuk është sanksionuar nga shteti anglez, ndërsa ish-aksionarit të Arsenalit Alisher Usmanov i janë ngrirë asetet e tij bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat