Newcastle pas Kepa Arrizabalaga

Futboll

Newcastle pas Kepa Arrizabalaga

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:54
Newcastle pas Kepa Arrizabalaga

Shumë ekipe të La Ligës janë pas portierit të Chelsea. Newcastle United i është bashkuar listës për të marrë atë në radhët e tyre.

Kepa ishte figura tragjike në finalen e Kupës Carabao, pasi u fut në lojë kur Liverpooli dhe Chelsea shkuan në penallti.

Tuchel e inkuadroi në lojë me shpresën se do arrijë të ndihmojë ekipin e të pres ndonjë penallti por ai nuk arriti.

Spanjolli e humbi penalltinë e 11-të  të të Chelsea, penallti kjo që ia dhuroi Liverpoolit kupën.

Blutë e Londrës nuk duken të kënaqur me formën e tij dhe pritet që Kepa të largohet në fund të sezonit.

Interes më të madh kanë shfaqur Newcastle United që dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit i cili është 50 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja në mes ekipeve nga Premier Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat