Chelsea i cakton çmim të lartë shqiptarit

Futboll

Chelsea i cakton çmim të lartë shqiptarit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:50
Armando Broja

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme gjatë këtij sezoni, për Armando Brojën tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura.

Sulmuesi shqiptar deri më tani ka shënuar nëntë gola te Southamptoni, teksa ka ndihmuar skuadrën edhe me një asistim.

Arsenali e West Ham United janë vetëm emrat e dy klubeve që raportohet se kanë shprehur interesim për Brojën.

Chelsea thuhet se është në dijeni se për 20-vjeçarin ka klube të interesuara. Dhe, sipas “Tuttomercatoweb”, klubi londinez do të kërkoj së paku 70 milionë euro për shitjen e tij.

Anëtari i Kombëtares shqiptare është nën pronësi të Chelseas dhe klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të negociojnë me “Blutë”.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat