Malisheva i shkakton humbje të thellë Feronikelit

Futboll

Malisheva i shkakton humbje të thellë Feronikelit

Nga: K.G. Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:55
Malisheva i shkakton humbje të thellë Feronikelit

Malisheva i shkakton humbje të thellë (6:1) Feronikelit nga Drenasi, në takimin që u zhvillua në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Feronikeli ka treguar lojë të mirë në pjesën e parë por jo edhe në të dytën. 

Futbollisti Laurent Xhylani realizoi për 0:1 në favor të Feronikelit.

Në fund të pjesës së parë vendasit (43’) barazuan rezultatin me golin e Pefqelit.

Pjesa e dytë tjetër këngë. 

Malisheva shënoi katër gola përmes Rivier (55’), Xhaka (69’), Sobowale (71’ e 76), Mustafa (86’).

Malisheva mban vendin e shtatë me 26 pikë e Feronikeli është në fund me 11 pikë pas 23 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat