Marku: Duam Europën

Futboll

Marku: Duam Europën

Më: 5 mars 2022 Në ora: 23:25
Marku: Duam Europën

Albion Marku është zgjedhur si lojtari më i mirë i skuadrës së Partizanit në derbin kundër Tiranës, që u mbyll me barazim pa gola.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh se kjo ishte një ndeshje e bukur. Marku foli dhe për të ardhmen e synimet e “Demave”, për të cilët tha se kërkojnë kampionatet e Europës.

Mbrojtësi tregoi edhe sipas tij ndryshimi i këtij Partizani nga ai i fillimit të sezonit është fakti se tashmë janë më shumë grup dhe se mbrojtja është forcuar.

Derbi: “Derbi ka rëndësinë e tij, ka presion shumë si ndeshje, por mendoj se rasti i Junior mund të ishte shënuar dhe të kishim kaluar në avantazh.

Qëllimi: “Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të hyrë në Europë, po vazhduam kështu besoj se do ia arrrijmë.”

Ndryshimi nga fillimi i sezonit: “Jemi forcuar pak më shumë në mbrojtje dhe jemi bërë më shumë grup.”

Pozicioni: “Unë me moshat e Shkëndijës kam luajtur si sulmues, mund ta bëj, por për momentin jam mirë si mbrojtës".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat