Autobusi i Llapit u sulmua me gurë në Therandë

Futboll

Autobusi i Llapit u sulmua me gurë në Therandë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:35
Autobusi i Llapit u sulmua me gurë në Therandë

Autobusi i klubi të Llapit është sulmuar sot në Therandë, pas ndeshjes ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Autobusi i llapjanëve është sulmuar me gurë, teksa personi që bëri këtë veprim është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar sot në Suharekë u fitua minimalisht 1:0 nga vendasit.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 73-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat