​Nesër zhvillohet turneu “Të gjithë vëllezërit së bashku” në futboll

Futboll

​Nesër zhvillohet turneu “Të gjithë vëllezërit së bashku” në futboll

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër (më 7 mars) në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës nën patronatin e FFK-së e organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e futbollit të Kosovës, veteranët e Flamurtarit të Vlorës, veteranët e Ulqinit dhe veteranët e Luginës se Preshevës.

Ekipet pjesëmarrëse aktivitetin e tyre do ta nisin në orën 10:00, ku do të nisen nga Prishtina për në Prekaz për të nderuar veprën e familjes Jashari.

Më pas do të fillojë turneu në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali. Hapja e turneut bëhet në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat