​Zyrtare, në këtë stadium do të zhvillohet derbi Drita-Gjilani

Futboll

​Zyrtare, në këtë stadium do të zhvillohet derbi Drita-Gjilani

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:43
Ilustrim

Xhiroja e 24 e Superligës së Kosovës pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Në mesin e sfidave të paparashikueshme, padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë lokal ndërmjet Dritës dhe Gilanit.

Tashmë është konfirmuar se ky ballafaqim do të zhvillohet në Gjilan, në stadiumin “Selami Osmani” ditën e enjte.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Dritës që në këtë ndeshje luan si nikoqire.

Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe pasi një gabim tjetër i “intelektualëve” do t’i largonte ata shumë nga lufta për titullin kampion.

Momentalisht Gjilani është në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Drita një pozitë më poshtë me 41 pikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës janë:

Llapi-Drenica

Ulpiana-Dukagjini

Feronikeli-Prishtina

Malisheva-Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat