Ukrainë-Skoci, ndeshja pritet të mos zhvillohet më 24 mars

Futboll

Ukrainë-Skoci, ndeshja pritet të mos zhvillohet më 24 mars

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:54
Ilustrim

Ndeshja e play-off-it e Ukrainës kundër Skocisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar është shtyrë pas pushtimit rus të Ukrainës, raportojnë mediat britanike.

Ndeshja ishte dashur të zhvillohej në stadiumin “Hampden Park” më 24 mars, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s ta shtyejë atë.

Ndeshja në të cilën fituesi do të përballet me fituesin midis Uellsit dhe Austrisë do të shtyhet gjithashtu.

Ndërkohë po zhvillohen diskutime për caktimin e datës së re, e që mund të jetë në muajin qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat