Superliga e Kosovës, spikat ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit

Futboll

Superliga e Kosovës, spikat ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:35
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 24 të këtij sezoni.

Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku do të spikat përballja në stadiumin “Liman Gegaj” mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Ballkanit.

Ndërkaq, krahas takimit mes Malishevës dhe Ballkanit do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, ku kampioni aktual Prishtina synon të gjejë fitoren kundër vendit të fundit në tabelë, Feronikelit.

Programin e plotë të ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

13:00 Feronikeli – Prishtina

13:00 KF Ulpiana – Dukagjini

13:00 Malisheva – FC Ballkani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat