Shehi ka dy opsione

Futboll

Shehi ka dy opsione

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:55
Shehi ka dy opsione

Katërmbëdhjetë pikë larg është Vllaznia nga vendi i parë. Skuadra shkodrane aktualisht ndodhet shumë larg kreut që mbahet nga Tirana e vendit të parë.

Gjithsesi, trajneri Orges Shehi është duke punuar për sfidën që luhet në Shkodër. Në dy ndeshjet e para Tirana ka marrë katër pikë, ndërsa ka triumfuar në Shkodër dhe ka marrë një pikë me vlerë në kryeqytet, ndeshjen e parë për 2022-shin.

Dihet që Tirana do të ketë dy mungesa, Totren dhe Toshevskin. Gjatë gjithë këtyre ditëve Shehi ka kërkuar përqendrim dhe lojë perfekte, duke mos gabuar në taktikë.

Me mungesën e dy lojtarëve, një në mbrojtje dhe një në mesfushë, problemi i madh mbetet krahu i djathtë. Shehi ka dy opsione. I pari që të luajë me katër mbrojtës, duke sakrifikuar Tolin si mbrojtës i djathtë dhe i dyti të kthehet e të luajë me tre në mbrojtje, shkruan Panorama Sport.

Pak a shumë skuadra do të rreshtohej në një 3-4-3. Bekaj do të luante titullar në portë, më pas vjen treshja Behiratçe, Najdovski e Hoxhallari. Në mesfushë Toli, Limaj, Hoti dhe njëri prej Përgjonit ose Ismajlgecit. Në sulm treshja e zakonshme De Silva, Seferi dhe Xhixha.

Tirana aktualisht është në kuotën e 53 pikëve në 24 javë kampionat.Kur duhen edhe 12 javë, Shehi kërkon nga skuadra që edhe këtë fazë të tretë të plotësohet objektivi, grumbullimi i 20 pikëve në një fazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat