Futsal Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut

Futboll

Futsal Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:12
Futsal Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut

Futsal Shkupi është kampion i ri i Maqedonisë në futbollin e sallave sportive. Skuadra nga Çairi, në xhiron e fundit të sezonit, mundi skuadrën e Shkëndijës me 4-0 në Tetovë, me çka konfirmoi titullin kampion, duke lënë pas skuadrën e KMF Proekt në vendin e dytë.

Pas një viti pauze, Futsal Shkupi rikthen titullin në vitrinën e vet, duke numëruar kështu 4 tituj deri më tani. Ndërkohë vitin e kaluar fitues ishte KMF Proekt, në sezonin që u ndërpre 3 xhiro pa përfunduar sezoni, për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Në fitoren 4-0 ndaj Shkëndijës, Neziri shënoi 2 gola, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Ismaili dhe Stojkoski.

Pas përfundimit të ndeshjes u ndan medaljet për vendin e parë dhe u dorëzua trofeu i kampionit për lojtarët e Futsal Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat