Tifozët e PSG-së paralajmërojnë nesër protesta në ndeshjen kundër Bordeaux, ja arsyeja

Futboll

Tifozët e PSG-së paralajmërojnë nesër protesta në ndeshjen kundër Bordeaux, ja arsyeja

Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:26
Tifozët e PSG-së

Pasi që pësuan një “remontada” në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e cila rezultoi me eliminim nga Liga e Kampionëve në fazën e eliminatoreve, Paris Saint-Germain do të përballet nesër me skuadrën e Bordeaux.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, ku gjigandi francez do të synojë me çdo kusht fitoren për tu këndellur nga eliminimi ndaj Realit.

Ndërkaq, tani raportohet se pritet që të ketë protesta nga tifozët, dhe kjo gjë është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët e kësaj proteste.

“Si mund të kesh qëllimin që të shkatërrosh çdo gjë për njerëzit e Parisit, kur duhet më shumë të takohesh me ta, se sa të jesh më shumë në takime të ‘Fashion Week’”, shkruante në komunikatën e tifozëve.

Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi tani gjendet në mes të kësaj pakënaqësie të tifozëve, pavarësisht gjërave të mëdha që ka bërë për gjigandin francez gjatë 10 viteve të fundit.

“Ne nuk kemi një kujtesë të shkurtë. Ne e dimë se rikthimi jonë është fal presidentit Nasser Al-Khelaifi, nuk kemi asgjë personale por jemi të detyruar të shohim se ai nuk është njeriu i duhur për momentin. Situatës së klubit i duhet një riorganizim, në të gjitha nivelet dhe në prezencën e nevojshme të presidentit. PSG e jonë meriton njerëz që i shërbejnë, jo njerëz që e shfrytëzojnë . Kundër Bordeaux të dielën ne do të tregojmë pakënaqësitë e tona dhe kërkojmë nga të gjithë tifozët që do të jenë prezent që të na bashkohen, por pa dhunë. Ne do të protestojmë deri sa të merren masa të reja. Kjo është në interesin më të mirë të klubit, nuk është brend, as produkt marketingu, është klubi jonë. Forca Paris! Collectif Ultras Paris”, shkruante në komunikatën e PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat