Mehmeti: Nuk ishte Kallaku

Futboll

Mehmeti: Nuk ishte Kallaku

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:28
Mehmeti: Nuk ishte Kallaku

I zhgënjyer për sjelljen e skuadrës në fushë dhe për rezultatin, edhe pse mund të shkonte shumë më keq. Dritan Mehmeti nuk i kursen kritikat për ekipin e tij, por merr edhe përgjegjësi për performancën e dobët ndaj Egnatias.

“I druhesha gjatë javës aspektit psikologjik e sërish skuadra manifestoi të njëjtin problem.

Duhet të ishim më agresivë në 20 metrat e fundit të sulmit. Kemi çeduar në aspektin mbrojtës, për neglizhencë kemi marrë goditje. Në pjesën e dytë kemi reaguar goxha mirë, fituam një 11-metërsh dhe me 10 lojtarë treguam forcë karakteri. Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë, skuadra duhet të dijë si të sillet.

Penalltia e humbur: “Mala është përgatitur gjithmonë për të goditur. Nuk ishte Kallaku, që është i pari në listë, do të ekzekutonte Mala. Junior është i treti në listë. Nuk është vetëm humbja e penalltisë, kemi situata të tjera që duheshin zgjidhur ndryshe", thotë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat