Vazhdojnë problemet te Chelsea, tjetër sponsorë pezullon marrëveshje me kampionin evropian

Futboll

Vazhdojnë problemet te Chelsea, tjetër sponsorë pezullon marrëveshje me kampionin evropian

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Kompania e njohur e veturave “Hyundai” ka pezulluar marrëveshjen e sponsorizimit me kampionin evropian dhe skuadrën angleze Chelsea.

“Hyundai” ka njoftuar se po pezullon sponsorizimin e klubit të futbollit Chelsea pas sanksioneve të shpallura kundër pronarit Roman Abramovich të enjten.

Gjiganti i veturave nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Chelsean për t'u bërë sponsor në vitin 2018 në një marrëveshje që vlerësohet të jetë rreth 50 milionë funte për klubin.

“Hyundai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania e mbështet sportin për të qenë një forcë për të mirën”, tha kompania në një deklaratë.

"Përmes partneritetit tonë me Chelsea FC, ne jemi krenarë mbështetës të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit bazë. Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimit me klubin deri në një njoftim të dytë.", shkruante më tej në deklaratën e “Hyundai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat