Amir Rrahmani po arrin sukses në klubin e Napolit

Futboll

Amir Rrahmani po arrin sukses në klubin e Napolit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:19
Amir Rrahmani po arrin sukses në klubin e Napolit

Amir Rrahmani po luan me sukses në fanellën e Napolit.

Futbollisti kosovar e ka fituar besimin e trajnerit Luciano Spalletti dhe po e përbën një dyshe të pakalueshme në zemër të mbrojtës së ekipit italian, së bashku me Kalidou Koulibalyn.

E dy futbollistët i ka lavdëruar ish-mbrojtësi i Napolit, Mirko Taccola, shkruan “Gazeta Express”.

Ai u ndal të flasë mbi të gjitha për përfaqësuesin kosovar.

Rrahmani – Koulibaly është njëra prej dyshes më të mirë defanzive në kampionat. Rrahmani është duke bërë mjaft mirë, edhe pse në fund Koulibaly e merr vëmendjen e të gjithëve. Amiri është një lojtar më i qetë dhe shihet pak, por ai po bëhet një lojtar mjaft i rëndësishëm”, deklaroi Taccola për “Radio Goal” në “Kiss Kiss Napoli”.

Sipas tij, Napoli është ende në garë për titull të kampionit dhe se ka mundësi të mira të festojë në fund.

E Rrahmani nga ana e tij e bëri një hov të madh në karrierë duke luajtur fillimisht me sukses me Lokomotivën e Zagrebit, më pas në Dinamo Zagreb, për të vazhduar në Verona dhe tash në Napoli.

Krahas stabilitetit që po e shfaq në mbrojtje, Rrahmani ka shkëlqyer edhe në repartin ofanziv duke i realizuar tre gola deri tash këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat