City shtang rivalët

Futboll

City shtang rivalët

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:55
City shtang rivalët

Disa klube të mëdha po garojnë fort për shërbimet e Erling Haaland. Norvegjezi është një garanci golash, në La Liga e duan Real Madrid dhe Barcelona, PSG e sheh si zëvendësuesin e Mbappe, teksa edhe Pep Guardiola kërkon ta ketë pjesë të ekipit të tij.

Manchester City po përgatit një ofertë tunduese për 21-vjeçarin e Borussia Dortmund. Në Angli shkruajnë se sulmuesin nordik e pret një pagë prej 600 mijë eurosh në javë!

Ndryshe rreth 30 milionë euro në sezon, çka do e kthente Haaland në futbollistin më të paguar në historinë e Premier League. Një ofertë që tundon jo pak lojtarin potent, një ndër më të mirët në rolin e tij.

Klauzola e shitjes së Erling Haaland për shumën e 75 milionë eurove duhet të aktivizohet përpara datës 30 prill. Manchester City do të duhet të dorëzojë një deklaratë të vërtetuar se 75 milionë euro do të transferohen në arkat e Dortmundit.

Në të njëjtën kohë, Haaland do të duhet të bëjë të ditur me një deklaratë me shkrim se dëshiron të aktivizojë klauzolën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat