Casemiro: Mbappe ishte i impresionuar nga stadiumi ‘Bernabeu’

Futboll

Casemiro: Mbappe ishte i impresionuar nga stadiumi ‘Bernabeu’

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:35
Casemiro: Mbappe ishte i impresionuar nga stadiumi ‘Bernabeu’

Siç njofton 10Sport.com, Kylian Mbappe ende nuk ka nënshkruar me Real Madridin, por ardhja e tij duket se është në rrugën e duhur.

Lojtari i klubit spanjoll, Casemiro ka folur se kush mund të jetë partneri i tij i ardhshëm.

Deri më tani, Mbappe ka refuzuar të gjitha ofertat e zgjatjes së kontratës dërguar nga drejtuesit e PSG.

23-vjeçari pritet të dëgjojë PSG-në, të cilët mund të shohin disa ndryshime në muajt e ardhshëm, por ardhja e tij në Real Madrid do të ishte vetëm çështje kohe.

Casemiro foli për një ardhje të mundshme të Kylian Mbappe, i cili kishte zbuluar stadiumin Santiago Bernabeu gjatë fazës së të Champions League.

“Jam i sigurt se ai ishte i impresionuar nga stadiumi Santiago Bernabeu. Por ajo që i bëri shumë përshtypje ishin tifozët, të cilët e përshëndetën deri në fund dhe ishin kaq të rëndësishëm në fitoren e Madridit kundër PSG -së”, tha mesfushori brazilian për AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat