Dybala-Juventus gjithnjë e më pranë “divorcit”

Futboll

Dybala-Juventus gjithnjë e më pranë “divorcit”

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:53
Dybala-Juventus gjithnjë e më pranë “divorcit”

Një kapitull ndoshta i përfunduar për Dybala-n me fanellën e Juventusit.

Klubi i “Zonjës së Vjetër” nuk ka pranuar të ulet në bisedime për rinovimin e kontratës me agjentin e argjentinasit, Jorge Antun.

Juventus nuk i konsideron profesionale kërkesat e Dybalas, të cilat Jorge Antu ia ka paraqitur klubit.

Një mbyllje që në këtë pikë mund të bëjë që takimi të anashkalohet përsëri, ku është shtyrë disa herë deri më tani.

Është planifikuar një samit tjetër javën e ardhshme, por që mbetet në dyshim përsëri. Tashmë pritet reagimi i Dybala, ku nuk priten të reja pozitive, dhe “Sportmediaset” gjithashtu raporton se tashmë palët janë të ndara dhe sulmuesi argjentinas pritet të largohet në fund të sezonit, ku disa ekipe janë vënë pas tij, por Inter mbetet një nga favoritët kryesorë, ku shkak pozitiv bëhet Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat