Bardhi 75 minuta, por me Levanten dëshpëruan 

Futboll

Bardhi 75 minuta, por me Levanten dëshpëruan 

Nga: K.G.f Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:22
Bardhi 75 minuta, por me Levanten dëshpëruan 

Enis Bardhi me Levanten dëshpëruan duke u mposhtur në udhëtim, me rezultat 3:1 nga Osasuna. 

Futbollisti shqiptar, Bardhi, u paraqit 75 minuta por nuk ia doli në këtë sfidë.

Osasuna bëri lojë të mirë duke ndalur tre pikë, falë golave të futbollistëve Avila (44'), Budimir (57'), Brasanac (64') dhe për Levanten shënoi Marti (76'). 

Pas javës së 29-të në Spanjë, Osasuna zë vendin e dhjetë me 38 pikë e Levante është në fund me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat