Agim Ibraimi i jep zemër Maqedonisë së Veriut

Futboll

Agim Ibraimi i jep zemër Maqedonisë së Veriut

Më: 24 mars 2022 Në ora: 20:08
Agim Ibraimi i jep zemër Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut luan sonte në darkë një ndeshje historike ndaj Italisë, në sfidën e parë play-off të Botërorit. Një sfidë të cilën Agim Ibraimi do e ndjekë si spektator ng TV. Por sulmuesi i Dinamos, nuk ka ngurruar t’u japë zemër ish-shokëve të tij në përfaqësuesen maqedonase para kësaj sfide të rëndësishme për historinë.

“Është sikur të jem edhe unë atje, sikur po luaj sonte. Kam një ankth, por pozitiv. Shpresoj për diçka të madhe, për diçka të bukur. E dini, ky është futbolli, një ndeshje, një shans. Një shans që ky brez e ka si askush tjetër më parë për ne”, tha për “Sportmedia” Ibraimi i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Mqedonisë së Veriut në të kaluarën.

Sulmuesi i Dinamos është kushëri më Arian Ademin dhe shpreson që ai të bëjë diferencën në duelin e sotëm në Palermo. “Godite Italinë kushëri! E njoh Arianin dhe jam i bindur se nuk do të japë 100%, por 200%. Ai është një luan si çdokush tjetër në rreshtimin tonë. Do të jenë luftëtarë nga i pari, deri te i fundit. Më vjen keq që nuk janë Elmas dhe Pandev, sidomos Pandev i cili ka luajtur në këtë vend. Por brezi i ri po vjen dhe janë shumë të mirë.

Kam qenë tifoz i Italisë që fëmijë, i kam mbështetur në çdo Europian apo Botëror. Janë skuadra ime e preferuar. Por jo tani, nuk i mbështet përballë ekipit tim kombëtar. A e dini çfarë do të thotë kjo ndeshje sot?

Jemi në një ndeshje ndaj Italisë, dy hapa larg Kupës së Botës. Italia nuk ka kaluar aq shumë telashe sa ne.

Kjo është arsyeja pse ju siguroj që lojtarët e Maqedonisë do të vdesin si luanë sot dhe çfarëdo që të ndodhë, duhet të përshëndeten me duartrokitje. Nëse kalojnë Italinë, u duhet dhënë medalje.

Nëse eliminohet Italia, do të jetë një katastrofë kombëtare për të gjithë vendin e tyre”, theksoi Ibraimi i cili ka luajtur në Serinë A me fanellën e Kaljarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat