City i ofron 600 mijë euro në javë

Futboll

City i ofron 600 mijë euro në javë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:26
City i ofron 600 mijë euro në javë

Erling Haaland dëshiron transferimin në La Liga. Sulmuesi norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit, teksa për të interesohen klube si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester City.

Pep Guardiola e do në skuadër goleadorin 21-vjeçar dhe Manchester City i ka ofruar një pagë prej 600 mijë eurosh në sezon! Shifra të jashtëzakonshme, por Mino Raiola, agjenti i sulmuesit, ka refuzuar propozimin e kampionëve të Anglisë.

AS shkruan se pas këtij veprimi fshihet Real Madrid. Haaland dëshiron të vazhdojë karrierën në kryeqytetin spanjoll. “Los Blancos” duhet të veprojnë dhe në ditët e ardhshme do t’i bëjnë një ofertë zyrtare sulmuesit.

Edhe Barcelona është në garë për lojtarin viking, por situata ekonomike e klubit katalanas nuk është aspak pozitive, kështu që Haaland po pret Realin, me verdhezinjtë e Dortmundin që do të fitojnë 75 milionë euro nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat