Chelsea ka një plan

Futboll

Chelsea ka një plan

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:26
Dybala

Chelsea po planifikon t'i bashkohet garës për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, sipas “90min”.

“Bianconerët” nuk kanë arritur ta “blindojnë” 28-vjeçarin me kushte të reja dhe ai do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Pas muajsh negociatash, argjentinasi refuzoi kontratën më të fundit të Juventusit në fillim të marsit dhe u konfirmua se ai do të largohej në verë pas shtatë vitesh në Torino.

Drejtori i Përgjithshëm, Maurizio Arrivabene tha se vendimi i Juves për të mos përmirësuar kushtet e kontratës ishte i motivuar nga ardhja në janar e Dusan Vlahoviqit dhe fillimi i mrekullueshëm i jetës së Serbit me “Bianconerët”.

Interi dhe Atletico Madridi janë lidhur me Dybalan, por Chelsea gjithashtu do të kërkojë ta sjellë atë në një transferim të lirë.

Në këtë sezon, argjentinasi është paraqitur në 21 ndeshje ku ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat